JOQ Albania
Home

Vajza bëhet pjesë e skenës së dhimbshme: Dy djem 20 vjeç rrahin fëmijët romë para rajonit të Policisë
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 15/03/2019 22:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Çdokujt prej nesh i rastis çdo ditë që të haset me skena nga më të ndryshmet.

Që në momentin e parë që dalim nga shtëpia, e deri vonë natën kur kthehemi, bëhemi pjesë e shumë situatave, disa prej të cilave na shqetësojnë.

Një vajzë ka rrëfyer skenën e dhimbshme dhe njëkohësisht tronditëse që ka parë ditën e sotme në Qytetin Studenti në Tiranë.

Ajo tregon se si dy të rinj, të moshës 20-25 vjeç, tallnin dhe dhunon dy fëmijë romë.

Vajza shkruan:

Pershendetje,jam nje vajze 22 vjec,lexoj cdo dite fenomene nga me te ndryshmet qe postoni e qe gjithmone e me shume me bejne te mendoj se kafshet,perbindeshat e vertete mbi kte toke jemi vete ne njerezit.Sote kur po kthehesha nga puna,prane stacionit te policise ne QS hasa nje skene qe gjithmone e me shume me ben te mendoj qe femijet e mi sdo lejoj ti rris ne kte vend.Dy cuna te moshes rreth 20-25 vjec talleshin,dhunonin dy femije rome diku te 4-7 vjec.Me erdhi shume keq per ta ndalova dhe doja tju flisja se cfare dreqin u kishin bere kta femije te gjore per tu dhunuar ne ate lloj forme,dhe pikerisht ne ate moment femija me i vogel diku 4 vjec vraponte duke qare e duke pare ne drejtim te vellait qe ata barbar e kishin kapur e se leshonin.Vrapova pas tij ta qetesoja ,ta pyesja e ti ofroja dicka per te ngrene,por iku me vrap dhe se arrita dote,nderkohe femija tjeter ne dore te atyre te pashpirteve.Une u largova per ne shtepi por thell ndjeva nje pendes qe nuk arrita ta ndihmoja ate femije.Cfaredo lloj faji te kete bere asnje femije se meriton te preket me dore nga askush"

Megjithatë, ashtu siç vajza e tha dhe në hyrje, alarmant është fakti se ngjarja është regjistruar pranë stacionit të Policisë në Qytet Studenti.

Më tej, ajo shkruan:

Dhe ju shkruajta perpos ngjarjes teper dramatike e me pasoja te renda ne psikologjine e atyre femijeve te gjore,por dhe per faktin qe ky shtet nuk ben asgje per shtresen me te varfer e pa mbeshtetje te ketij vendi.Fonde vijne pafund per romet po asnjehere nuk perdoren per nevojat e tyre,e ata si shtresa me e paarsimuar,me e varfer nuk kane as guximin dhe as njohurite me minimale per te ngritur zerin per te drejtat e tyre.E mbi te gjitha qe ngjarja e sotme ndodhi prane nje rajoni policor,aty ku patrulla e policise kalon ore e minut dhe ndaj ngjarjeve te tilla i mbyllin syte e veshet.Se ata jane femije pa perkrahje ,faqja e zeze e ktij vendi.E mbi te gjitha ata femije e perjetojne me shume se kushdo dhunen,varferine,bullizmin jane pre e lehte e trafikanteve…Prandaj me ane te ketij shkrimi do doja ti thoja cdo prindi edukojini femijet te percjellin dashuri,jo perbuzje mes atyre me te varferve,aty qe jeta i ka damkosur qe para se te lindnin.Kur dicka se rregullon dot te pakten mos e demto,dike qe se ndihmon dot te pakten mos e rrezo me shume ne greminen ku ndodhet"