JOQ Albania
Home

Nuk e dinte që ai nuk jetonte më, qeni besnik pret një javë jashtë spitalit ku ishte i shtruar i zoti
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 15/03/2019 22:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një Labrador besnik ka ndenjur i trishtuar jashtë spitalit ku ishte shtruar i zoti i ndjerë, pa e ditur që ky i fundit nuk jetonte më.

Raportohet se qeni gjashtëvjeçar i quajtur Toto ka ndenjur jashtë një spitali në Argjentinë për më shumë se një javë, duke pritur që pronari të kthehet.

Toto thuhet se ka qëndruar jashtë derës në spitalin Pablo Soria në qytetin e San Salvador de Jujuy në Argjentinë.

Mediat lokale raportojnë se Toto jetonte me pronarin e tij dhe ky i fundit kërkoi që t’ia sillnin mikun e tij me katër putra në spital në mënyrë që t’i thoshte lamtumirën e fudnit.

Por, pas vdekjes së tij, familjarët harruan që aty ishte dhe qeni, dhë kështu ai vazhdoi të priste në hyrje të spitalit për të zotin.

Një banor vendas u shpreh:

Duket sikur ai beson se i zoti do të vijë një ditë dhe do ta marrë në shtëpi.”