JOQ Albania
Home

Bënte 113 kilometra rrugë për të parë vajzën në spital, nëna mahnitet nga gjesti i punonjës së trenit
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 15/03/2019 23:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mamaja që detyrohet të bëjë 113 kilometra rrugë për të vizituar  vajzën e saj katër-muajshe në spital tashmë do e ketë më të lehtë rrugëtimin kjo falë bamirësisë së një kompanie transporti.

Rachel Broadway udhëton nga shtëpia e saj në Retford drejt spitalit që ndodhet në Sheffield për të vizituar të voglën e saj.

Historia e saj u mor vesh pasi kontrollorja e biletave foli me menaxherin e linjës.

41-vjeçarja lindi 2 binjakë në fundin e dhjetorit të vitit të shkuar.

E ndërsa djali i saj Odin u kthye në shtëpi krejt e kundërta ndodhi me motrën e tij e cila u mbajt në spital nga mjekët pasi vuante nga një sëmundje që sillte probleme në zorrë.

Rachel mund ta shohë vajzën e saj vetëm 5 herë në javë dhe kostoja e rrugës përllogaritej në 30 euro në ditë.

Por, tashmë ajo mund të udhëtojë sa herë të dojë falë bamirësisë që bëri kompania që menaxhon transportin me tren duke i siguruar asaj udhëtim falas.