JOQ Albania
Home

Këto janë gjestet e vogla që tregojnë se keni në krah partnerin që do ju trajtojë si “mbretëreshë”
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 16/03/2019 19:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shpesh thuhet që zotërinjtë e vërtetë janë “zhdukur si specie”, por të gjithë e dimë që kjo nuk është e vërtetë.

Pavarësisht dhuratave të shtrenjta dhe surprizave që mund t’ju llastojnë, zotërinjtë e vërtetë qëndrojnë në fakt pas gjesteve të vogla që bëhen çdo ditë, me apo pa vetëdije.

Disa shembuj më poshtë do ju tregojnë nëse në krah keni një zotëri të vërtetë që do ju trajtojë me gjithë dashurinë dhe respektin që meritoni.

Ju puth shpesh në ballë

Me anë të kësaj puthjeje, partneri përcjell mbrojte dhe interes. Puthja në ballë ngjall gjithashtu ndjenja pozitive tek ata që e marrin.

Ju ndihmon të vishni pallton

Mund të duket gjë e “vogël”, por fsheh një rëndësi të thellë emocionale, si dhe tregon kujdesin që ai ka ndaj jush.

E tregon në çdo situatë që është aty për ju

Thuhet se njërëzit e mirë duken në ditë të këqia dhe ku ka më mirë se një shok jete që të jep vazhdimisht siguri dhe mbështetje.

Ndan ushqimin e tij të preferuar me ju

Kjo mund të duket e parëndësishme, por fakti që një person lë kafshatën e fundit të pjatës (sidomos nëse është shumë i uritur) për ju, duhet ta merrni si një shenjtë të qartë të dashurisë së tij për ju.

Ju bën dhurata pa ndonjë arsye të veçantë

Nëse është e vërtetë se surprizat më të bukura janë ato që mbërrijnë papritur, është gjithashtu e vërtetë që dhuratat më të mira janë ato që pranohen pa ndonjë arsye dhe papritura.

Ju prezanton tek të gjithë ata që njeh dhe takon me krenari

Një zotëri i vërtetë ua prezanton me krenari partneren e tij të gjithëve atyre që mund të takojë, rastësisht ose jo.

Shfaq interes të vazhdueshëm për ju

Një zotëri i vërtetë është gjithmonë në gjendje ta bëjë një grua të ndjehet e çmuar dhe e dashur. Një partneri i mirë pyet dhe përfshihet në çdo gjë që ju jeni duke kaluar, qoftë e mirë apo e keqe.