JOQ Albania
Home

Gratë në Indi rrahin burrat me rastin e “Ditës së Verës”
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 17/03/2019 0:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gratë në Indi rrahin burrat me rastin e “Ditës së Verës".

Në një rit të çuditshëm gratë qëllojnë burrat e tyre për të festuar Lathmar Holi-in, pjesë e festivalit e famshëm të ngjyrave që shënon fundin e dimrit dhe ardhjen e pranverës.

Me mijëra njerëz shkojnë në qytezën Barsana në Utar Pradesh për ritualin e veçantë, i cili tërheq çdo vit pelegrinë vendas edhe turistë të huaj.

Në një traditë Holi të veçantë për Barsana-n, burrat këndojnë këngë provokuese për të fituar vëmendjen e grave, të cilët pastaj "i rrahin" ata me shkopinj bambu të quajtur "lathis".

Burrat nga ana tjetër, i presin goditjet ndërsa qëndrojnë të ulur në tokë me disa objekte druri që ju shërbejnë si mbrojtëse.

Të gjitha këto bëhen në mënyrë simbolike, në formë shakaje.