JOQ Albania
Home

Fotoja dhe numri në një tabelë gjigante, dhurata 2,000 dollarëshe që djemtë i bënë babait për ditëlindje
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 17/03/2019 10:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një baba ka marrë rreth 15,000 telefonata dhe mesazhe në ditën e tij të ditëlindjes pas një “surprize” të djemve të tij.

Dy vëllezërit , Mike dhe Chris Ferry donin që t’i bënin diçka të veçantë për ditëlindje babait të tyre që mbushte 62-vjeç. Kështu, ata përfunduan duke instaluar një billboard që kushtoi 2,000 dollarë.

Në billboardin gjigant shkruhej:

Uroni babain tim për ditëlindje. Me dashuri, djemtë e tu.”

Urimi vinte me një foto të tijën të printuar dhe numrin e tij të telefonit.

Zoti Ferry, tregoi më pas se kishte marrë pothuajse 15, 000 mesazhe dhe telefonata nga njerëz të panjohur nga e gjithë bota.