JOQ Albania
Home

Kishte bërë pagesën për parkimin, Policia Bashkiake i vendos gjobë qytetarit brenda afatit kohor
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 18/03/2019 11:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shpeshherë qytetarët janë ankuar për sjelljen jo korrekte të Policisë Bashkiake të Tiranës

Një qytetar ka kontatuar redaksinë e JOQ Albania, për t’u ankuar në lidhje me një gjobë që ka marrë për parkim ditën e djeshme.

Ai kishte lënë makinën në një vendparkim me pagesë, ndërsa kishte çuar edhe mesazhin. Kryerja e pagesës është konfirmuar me mesazh, ndërsa kohëzgjatja ishte deri në orën 17:02.

Qytetari është larguar për të kryer punët e tij, me mendimin se i kishte shlyer të gjitha detyrimet. Kur kthehet ai habitet, pasi kishte marrë një gjobë, për moskryerje të pagesës për kohëzgjatje të parkimit.

Ajo që bën më shumë habi është fakti se orari i vendosjes së gjobës, është brenda afatit kohor të pagesës së kryer nga qytetari, çka e bën të pavlefshme masën administrative.

Mesazhi i dërguar në redaksinë e JOQ Albania

Pershendetje.Policia Bashkiake Tirane,dhe me sakte A.H polic bashkiak pasi pash shume denoncime ne emer te tij me ka vene gjobe brenda afatit kohor te paguar me ane te sms.Po ju dergoj procesverbalin dhe sms e konfirmimit. Faleminderit nese e publikoni.