JOQ Albania
Home

Mjekët injorojnë burrin e sëmurë që shtrihet para derës së Urgjencës/ Qytetari: Ka pesë orë që rri aty, nuk e ndihmon njeri
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 18/03/2019 13:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ndërkohë që qeveria mundohet që në çfarë do lloj mënyrë të propagandojë dhe t’u hedhë hi syve shqiptarëve se sistemi shëndetësor është përmirësuar thuajse 100%, realiteti na përball me disa pamje që në fakt janë për të ardhur keq.

Një qytetar ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania se një burrë prej 5 orësh qëndron i shtrirë në hyrje të urgjencës së Durrësit dhe askush nuk i ka ofruar ndihmë për të parë çfarë problemi shëndetësor mund të ketë.

Qytetari shkruan:

Përshëndetje JOQ! Kjo foto ndodhet tek urgjenca e Durrësit  edhe nuk e merr mundimin njeri ta ndihmojë këtë të moshuar ka rreth 5 orë aty i shtrirë."

POR ÇFARË DEKLARONTE MINISTRJA E SHËNDETËSISË PAK MUAJ MË PARË?

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se investimet në urgjencën kombëtare do të vijojnë jo vetëm në urgjencën para spitalore, por edhe në urgjencat e spitaleve, me investime të mëdha.

Prezantojmë sot një risi sa i takon shërbimit të urgjencës para spitalore. 100 autoambulanca në territor janë pajisur me sete mjekësore moderne, me të gjitha mjetet e reja jetë shpëtuese, duke filluar nga setet për traumën, setet e intubimit, sete medikamentesh, sete mjekimi, aparaturat për matjen e parametrave jetësor, duke garantuar një standard të ri shërbimi për qytetarët."

Teksa qeveria mundohet të na paraqesë investimet e mëdha  që po bën në sistemin shëndetësor, këto foto të dërguara nga qytetarët hedhin poshtë çdo fjalë të thënë nga pushtetarët tanë, që çdo ditë e më shumë po i shërbejnë karriges së tyre dhe jo qytetarëve, prej të cilëve janë zgjedhur.