JOQ Albania
Home

“Lagjja” 25 miliard dollarëshe, inaugurohet në Nju Jork kompleksi madhështor
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 18/03/2019 19:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Është një nga projektet më të mëdha të pasurive të patundshme në vend gjatë viteve të fundit dhe një nga më të mëdhenjtë në Nju Jork që nga Qendra Rockefeller e përfunduar 80 vjet më parë.

Taksapaguesit ndihmuan gjithashtu, të paguajnë për këtë "lagje" të re prej 25 miliard dollarëshe.

Hudson Yards zyrtarisht u hap të premten.

Çfarë përfshin?

Hudson Yards përfshin në të rreth 100 dyqane, lokale dhe restorante luksoze, 400 apartamente dhe 1 milionë metër katrorë për zyra pune ku mendohet se do të vendosen kompani prestigjoze si CNN.

Hudson Yards është ndërtuar mbi oborret e hekurudhave të Autoritetit të Transportit Metropolitan në Anën Perëndimore të Manhatanit.

Kjo "lagje" ka një qendër tregtare midis dy kullave.

Ekziston edhe një kompleks i madh ngrënieje, me restorante të drejtuar nga kuzhinierë të famshëm si Thomas Keller, David Chang, Michael Lomonaco, Costas Spiliadis dhe José Andrés.

Kush e ka ndërtuar gjithë këtë?

Ndërtuesi është Stephen Ross, një miliarder i cili do të hyjë në një apartament nën çatinë e Hudson Yards.

Ross është shprehur:

E pamë atë që Nju Jork-u kishte nevojë për të vërtetë, dhe ajo që po kërkonin, ishte një lagje e re. Një lagje ku mund të jetoni, punoni dhe luani, që do të tërheqë më të mirët dhe më të zgjuarit”