JOQ Albania
Home

Pëllumbi shitet për 1.25 milion euro, kjo është arsyeja e çmimit marramendës
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 18/03/2019 20:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në plan të parë ky rast mund t’ju duket i pabesueshëm, por një pëllumb është shitur sot për vlerën 1.25 milion euro.

Arsyeja është se pëllumbi, me emrin Armando, është trajnuar për të dërguar mesazhe.

Pëllumbi është trajnuar në Belgjikë dhe Zoel Fershut, pronari i tij, theu rekordin, pasi pëllumbi më i shtrenjtë është shitur 3 vite më parë me shumën e 1 milion eurove.

Mediat belge bëjnë me dije se pronari i tij mund të jetë kinez, por identiteti nuk është bërë i ditur.

Kinezët në fakt janë ata që i përdorin pëllumbat për transport mesazhesh dhe janë mjaft të interesuar lidhur me këtë.