JOQ Albania
Home

Alketa Vejsiu bëhet për ujë të ftohtë, fëmija gati sa nuk hidhet nga skena
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 18/03/2019 22:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Momente paniku ka përjetuar mbrëmjen e sotme moderatorja Alketa Vejsiu gjatë kohës që po transmetohej emisioni i saj "Në kurthin e Piter Pan".

Gjatë kohës që Alketa po intervistonte Gentian Zenelajn, një nga fëmijët është afruar në fund të skenës, gati për t’u hedhur.

Në atë moment, Alketa bërtiti duke i thënë se aty nuk është det.

Alketa u shpreh:

 Mos u hidh, nuk është det aty”.

Ajo njoftoi prindërit e vogëlushit, të cilët u afruan menjëherë për ta marrë, duke shmangur kështu ndonjë incident.