JOQ Albania
Home

U bllokuan ujin e pijshëm, banorët në protestë pas ndërtimit të hidrocentralit në përrua
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 19/03/2019 0:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në fshatrin Lusen në Kukës.

Një kompani ka ndërtuar një hidrocentral të vogël në përroin ku furnizohet me ujë fshati.

Për pasojë, të gjithë fshatarët që jetojnë në atë zonë kanë mbetur pa ujë.

Sipas denoncuesit ky person nuk ka marrë leje për ndërtimin e hidrocentralit, ndërsa nuk ka pasur licensë.

Këtë të fundit pronari i kësaj kompanie e ka marrë vetëm dy javë më parë.

Për këtë arsye, ditën e djeshme u zhvillua një protestë ndaj ndërtimit të hidrocentralit, i cili ka cënuar nevojat bazike të banorëve të zonës.

Mesazhi i dërguar për JOQ Albania

Prsh joq. Desha te ju them se ne fashtin ku ka lindur babai im ne Kukes fshati Lusen nje person pa leje pa asgje ka ndertuar nje hidrocentral te vogel te perroi qe merr uje fshati dhe kan ngel fshataret qe jetojn atje pa uje. Dje u zhvillua nje proteste kunder ketij ndertimi sepse cenon te drejtat tona me bazike dhe ky hidrocentral nuk ka leje dhe kompanie qe po e nderton nuk ka pasur licence ka dy jav qe e ka hapur licencen. Doja qe te postonit kete.