JOQ Albania
Home

Mendoi se i bën mirë për shëndetin, gruaja injekton lëng frutash në vena
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 19/03/2019 20:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të gjithë kemi dëgjuar për benefitet shëndetësore që vijnë me konsumimin e frutave dhe perimeve.

Por, një grua në Kinë për pak sa nuk vdiq pasi donte që përbërësit e shëndetshëm ushqimorë t’i “transportonte” direkt në gjak.

Thuhet se gruaja me emrin Zeng nga provinca, Hunan ka injektuar në venat e saj një “smoothie” me 20 lloje frutash.

Përzierien ajo e kaloi në vena me anë të një qeseje serumi. Si fillim Zeng nuk pati probleme, por më pas filluan shqetësimet shëndetësore.

Pasi u pranua, në spital mjekët u tronditën me gjendjen e saj.

Si pasojë e lëngut të frutave të futur në rrjedhën e gjakut, ajo kishte zhvilluar infeksion në mëlçi, në veshka dhe në zemër dhe ishte në rrezik të mosfunksionimit të shumëfishtë të organeve.

Fatmirësisht mjekët arritën ta shpëtonin në kohë.

Zeng tha:  

Unë mendoja se frutat e freskëta ishin shumë ushqyese dhe nuk do më gjente gjë nëse i injektoja në trupin tim. Nuk ja kisha idenë që do futesha kaq shumë në telashe."

JOQ Albania