JOQ Albania
Home

E shtypi makina, qeni i ngordhur ruhet nga “miqtë” e tij besnikë për një muaj rresht
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 19/03/2019 22:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dy qen besnikë kanë qëndruar pranë ‘mikut’ të tyre të ngordhur për një muaj rresht.

Sipas raporteve të mediave lokale, dy qen kanë një muaj që ruajnë një tjetër qen të ngordhur në anë të rrugës në një fshat kinez.

Raportohet se qeni ngordhi pasi u shtyp nga një makinë.

Dy të tjerët, të cilët mendohen të jenë qen rruge, kanë qëndruar aq shumë kohë duke e ruajtur, saqë kanë lënë shenja pranë vendit kur ka ngordhur ‘miku’ i tyre.

Ngjarjen prekëse e ka treguar një vendase e cila më pas është kujdesur që ta varrosë qenin e ngordhur.