JOQ Albania
Home

U zhgënjye nga ngjyra blu e sirtarëve , gruaja zbulon “gafën” pas tre viteve
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 19/03/2019 22:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grua kaloi tre vite duke menduar se komodina që e porositi ngjyrë gri, i kishte ardhur me ngjyrë blu.

Por, një ditë kur po bënte pastrim të thellë në shtëpi, zbuloi se e kishte pasur gabim gjatë gjithë kësaj kohe.

Kayleigh Greer nuk ia kishte as idenë më të vogël se sirtarët e saj, që e bezdisnin sepse nuk shkonin me mobiliet e tjera, ishin në ngjyrën që i porositi.

Thjesht ajo nuk u kishte hequr qesen mbrojtëse.

35-vjeçarja madje kishte pyetur nëse dyqani kishte ndonjë ngjyrë tjetër, por më pas e pranoi se kishte “ngecur” me ngjyrën blu.

Komodina u ble në verën e vitit 2016 dhe vetëm tani u zbulua që kishte ngjyrë gri.