JOQ Albania
Home

Porositi hamburgerin e tij të preferuar, përfundon me një gjilpërë të futur tej e tej në gjuhë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 19/03/2019 22:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një burrë në Tajvan ka përfunduar me gjuhë të “plagosur” pasi konsumoi hamburgerin e tij të preferuar tek McDonald’s.

Por, ndërkohë që kafshonte një pjesë të vaktit, ai ndjeu një mjet metalik t’i depërtonte në gjuhë.

Konsumatori, i identifikuar si Shi Kaixiang, ka postuar një fotografi të një gjilpëre të shtrembëruar në hamburgerin e tij Angus në një grup në Facebook.

Stafi i restorantit të njohur me ushqim të shpejtë njoftoi më vonë se gjilpëra kishte rënë nga një pajisje pastrimi në restorant.

Shi tha se ai bleu ushqimin e tij nga një McDonald’s në Rrugën Beigang pasi përfundoi turnin e tij në punë, të hënën pas mesnatës.

Ai tregoi:

Diçka më pickoi gjuhën dhe më pas e kuptova se ishte një gjilpërë! Pastaj gjuha filloi të më dilte gjak. Oh Zot, kurrë se kisha menduar se do lëndohesha duke ngrënë McDonald’s.”

JOQ Albania