JOQ Albania
Home

Gazeta britanike përçmon vendin tonë: Ne nuk jemi Shqipëria/ Çfarë fshihet në të vërtetë, pas shkrimeve raciste?
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 21/03/2019 8:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gazeta ‘’Metro’’ i ka kushtuar një artikull vendit tonë me titull ‘’Albania may want to be in EU but we’re not Albania’’, që e shqipëruar do të thotë  ‘’Shqipëria mund të dëshirojë të jetë në BE, por ne nuk jemi Shqipëria’’.

Një shqiptar që jeton në Londër ka nisur disa foto pranë redaksisë së JOQ  Albania, ku shikohet artikulli i shkruar në gazetën ‘’Metro’’.

Krahas këtyre fotove ai ka shkruar:

Miremengjes JOQ! Direkt nga londra ja qa thot per ne. F*ckin embarrassing!

Çka të bën përshtypje është se Britania e Madhe është në prag të daljes nga Bashkimi Europian dhe se duke qenë kështu nuk mund ta përkufizojë më veten si pjesë e BE. Në fakt kjo nuk është e  hera e parë që gazetat britanike shkruajnë me nota racizmi kundër shqiptarëve, pasi jo shumë kohë më parë shqiptarët përshkruheshin si kriminel që kishin nxjerrë për të prostituuar edhe gratë e tyre.

Grupi kriminal shqiptar në Britani të Madhe ka reputacionin e të qenit njëri prej grupeve më të dhunshme dhe pamëshirshme nga të gjitha.

Kurse kohë më parë ‘’The Guardian’’ shkroi se Britania e Madhe ishte destinacioni i fundit për shqiptarët. Në maj të vitit 2016 Britania e Madhe përdori si justifikim shqiptarët për daljen nga BE.

Në atë kohë data për referendumin po afronte dhe rreziku nga emigracioni shqiptar citohet sërish si një nga arsyet kryesore qe ky vend të dalë nga unioni.

Si shembull u dha kapja e 18 emigrantëve shqiptarë të cilët rrezikuan jetën me gomone për të hyrë në territorin anglez.

Nigel Farage, lideri i të djathtës ekstreme deklaroi së Britania e Madhe nuk duhet të bëjë të njëjtin gabim siç ka bërë BE me situatën në Mesdhe.

Ai tha:

Të gjithë i kemi parë horroret e Detit Mesdhe, me mijëra njerëz që kalojnë kufirin, mijëra të tjerë që humbin jetën.

Kurse Ian Duncan Smith, një anëtar i Parlamentit britanik tha:

Britania e Madhe humb kontrollin e kufijve të saj.’’

Natyrshëm pas kësaj lind pyetja mos vallë, pas gjithë këtyre artikujve negativ, përçmues dhe me nota shumë të forta racizmi për shqiptarët mos qëndron fakti se duke u përpjekur të rregullojë politikat e emigracionit Britania e Madhe po bën kokë turku shqiptarët? Komentet ju takojnë juve.