JOQ Albania
Home

Jo vetëm lojtar i madh, Granit Xhaka bën gjestin emocionues ndaj vogëlushit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 21/03/2019 16:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në ditën ndërkombëtare të “Sindromës Down”,  futbollisti me origjinë shqiptare, Granit Xhaka ka bërë një gjest emocionues.

Mesfushori i Arsenalit ka postuar një video speciale në profilin e tij zyrtar në “Instagram”.

Video flet për lidhjen e veçantë që ka lojtari i Arsenalit me një djalosh që është i prekur nga kjo sëmundje.

Xhaka shkruan:

Julian, ti je një frymëzim për mua. Pa marrë parasysh nëse gjërat shkojnë mirë ose keq, ti gjithmonë më jep një energji pozitive. Ishte kaq e këndshme dhe të falënderoj për këtë këtë surprizë në Londër."

Përveçse një futbollisti me talent të madh, Xhaka është dhe një futbollist me një zemër të madhe.