JOQ Albania
Home

Kombëtarja bën përgatitjet e fundit para Turqisë, si pritet të vendosen në fushë kuq e zinjtë
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 21/03/2019 17:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kombëtarja shqiptare do të nisë nesër fushatën eleminatore për Euro 2020.

Djemtë e drejtuar nga Christian Panucci do të presin në "Loro Boriçi" Turqinë.

Aktualisht kombëtarja është e grumbulluar në Durrës, ku po zhvillohen edhe përgatitjet e fundit përpara sfidës së nesërme.

Trajneri Panucci pritet të bëjë disa ndryshime në formacion. Berisha do të qëndrojë mes dy shtyllave, pas përjashtimit të Strakoshës.

Reaparti i prapavijës mund t’i besohet katërshes Aliji, Veseli, Gjimshiti e Hysaj.

Mesfusha do të përbëhet nga Memushaj, Xhaka, Abrashi në qendër, të cilët do të mbështeten në krah nga Grezda dhe Uzuni.

Përsa i përket sulmit, kemi një rikthim të Sadikut, i cili mungonte në kombëtare për një kohë të gjatë.

Ndeshja e nesërme është vlerësuar maksimalisht, duke qenë se Turqia është një rival i drejtpërdrejtë në grup.