JOQ Albania
Home

Kishte mbijetuar duke ngrënë xhama, shpëtohet qeni më i “hollë” në botë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 21/03/2019 21:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Disa foto të shpërndara së fundmi në rrjetet sociale tregojnë atë që besohet të jetë “qeni më i hollë në botë”.

Thuhet se kafsha e gjorë kishte mbijetuar duke ngrënë copa xhamash si dhe bateri vjetra pasi ishte braktisur.

Qeni, i cili është emëruar nga Eric nga stafi veterinar, ishte aq dobët kur u gjend saqë mund t’i shiheshin qartë brinjët poshtë lëkurës.

Ai ishte dobësuar aq shumë saqë nuk mund të ngrinte dot as kokën sepse i peshonte.

Eric u gjet i braktisur në kopshtin e një shtëpie sociale bosh në Accrington, Lancashire, nga një banues aty pranë më 2 mars.

Fotot e dhimbshme tregojnë kthetrat e tij të cilat ishin bërë aq të gjata sa ishin përkulur dhe i ishin futur në mish.

Por, tashmë që i është dhënë kujdes i pandërprerë, Eric është në rrugën e shërimit dhe ka shtuar tashmë 1 kg. JOQ Albania