JOQ Albania
Home

Sot luhet Shqipëri-Turqi, Panuçi ka gati formacionin
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 22/03/2019 11:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kombëtarja shqiptare zbret sot në fushë për të nizur zyrtarisht rrugëtimin drejt Europianit 2020.

Në "Loro Boriçi" kuqezinjtë presin sonte Turqinë. Ndeshja starton prej orës 20:45

Tekniku, Kristian Panuçi ka zgjedhur dhe formacionin që do të hedhë nga minuta e parë në fushën e lojës.

Sipas Telesportit, në portë do të jetë Etrit Berisha, ky i fundit nuk ka konkurrencë, pasi Thomas Strakosha humbi grumbullimin për shkak të vonesës dhe nuk e kapi në kohë avionin.

Mbrojtja do të përbëhet me 4. Në të djathtë Elseid Hysaj, qendra do t’i besohet Gjimshitit që po luan si titullar te Atalanta dhe Ismajlit.

Në krahun e majtë pritet ta nisë nga minuta e parë Frederic Veseli që ka gjetur vazhdimësinë me ekipin e Empolit. Ai është më i avantazhuar se Naser Aliji.

Mesfusha do t’i besohet eksperiencës me Xhakën dhe Abrashin që do të jenë shkatërruesit tanë.

Memushaj mbetet i avantazhuar për fanellën e titullarit, pasi mesfushori i Pescaras është në formë mjaft të mirë.

Krahët e sulmit nuk kanë shumë dilema, pasi dhe mungesat bëjnë të veten.

Uzuni dhe Grezda janë vendosur si titullarë. Ata duhet të furnizojnë Armando Sadikun që ka peshën e sulmit në shpatulla.