JOQ Albania
Home

Eriksen i befasuar nga kosovarët: Nuk më kishte ndodhur kurrë
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 22/03/2019 11:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mbrëmjen e djeshme, Kosova e Danimarka barazuan 2-2, në një miqësore të luajtur në stadiumin "Fadil Vokrri" të Prishtinës.

Impianti ishte i tejmbushur, ndërsa gjatë ndeshjes, një tifoz nuk u përmbajt dot, duke u futur në fushë për të përqafuar idhullin e tij Christian Eriksen.

Mesfushori i Tottenhamit shënoi një gol me 11-metërsh, ndërsa pak minuta para fundit u befasua, kur dikush e mbërtheu nga pas dhe nuk e lëshonte.

Pas ndeshjes ai u shpreh:

"Po mendoja ‘Çfarë dreqin po ndodh këtu?’. Nuk më kishte ndodhur kurrë më parë që dikush të futej në fushë për të më përqafuar. Megjithatë, nuk është asgjë shqetësuese, nuk më krijoi ndonjë problem. Ishte diçka e këndshme, por uroj të mos përsëritet më".

Tifozi dëshironte të merrte fanellën e Eriksenit pa përfunduar takimi, por gjithsesi pas mbylljes së sfidës mesfushori shkoi poshtë tribunës ku ishin një grup ushtarësh danezë dhe ua hodhi atyre fanellën.