JOQ Albania
Home

Shkencëtarët prezantojnë zgjidhjen tragjike për ngrohjen globale: Do të errësojmë diellin
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 22/03/2019 20:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në përpjekje për të zbehur deri diku impaktin e ngrohjes globale, shkencëtarët kanë gjetur një zgjidhje të re, të pa prezantuar më parë.

Kërkuesit nga Harvardi, së bashku me ekipet nga MIT dhe Princeton, kanë sugjeruar një metodë që mund të ndihmojë në ngadalësimin e ngrohjes globale duke zvogëluar efektin e rrezet e diellit në Tokë.

E thënë shkurt, shkencëtarët duan të errësojnë diellin në mënyrë që t’i devijojnë një pjesë të rrezeve të tij larg nga planeti ynë.

Për të realizuar këtë mënyrë të re, do të përdoret një metodë që njihet si gjeoteknikë diellore.

Me anë të kësaj teknike, kërkuesit shpresojnë se mund ta pasqyrojnë dritën e diellit për ta larguar nga Toka.

Gjithsesi, edhe pse mund të funksionojë, kjo metodë nuk e zgjidh problemin e vërtetë të planetit tonë që është sasia e madhe e dyoksidit të karbonit që po prodhojmë çdo ditë. JOQ Albania