JOQ Albania
Home

Shqipëria për turp! Turqia e “pushton” në Shkodër
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 22/03/2019 22:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kombëtarja shqiptare vazhdon të zhgënjejë, pasi sot është mundur 0-2 nga Turqia në Loro Borici të Shkodrës.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Kristian Panuçi kanë bërë një tjetër paraqitje skandaloze duke nisur keq eleminatoret e Europianit.

Goli i Ylmaz në pjesën e parë dhe i Calhanoglu në pjesën e dytë vulosën takimin e sotëm.

Futbollistët shqiptarë të drejtuar nga Panuçi kanë qenë inekzistentë duke zhgënjyer tifozët.

Kështu, Shqipëria e nis me turpërim aventurën kualifikuese, ndërkohë pas 3 ditësh përballemi me Andorrën në transfertë.