JOQ Albania
Home

“Kryefamiljari voton për gjithë familjen”/ Strategjia e Ramës për të fituar me çdo kusht zgjedhjet është shkelje flagrante
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 23/03/2019 14:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e sotme në pallatin e Kongreseve është mbledhur Kongresi i Partisë Socialiste, ku në fokus kanë qenë zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Ndërkohë pak metra më tutje Kongresit të PS-së, "shefi i vogël", Erion Veliaj, aktualisht kryetar i Bashkisë Tiranë ka bërë me dije se do të rikandidojë në zgjedhjet lokale dhe do të luftojë për ta fituar sërish atë post dhe për të drejtuar edhe për 4 vite të tjera kryeqytetin.

Në fakt socialistët pretendojnë se do të bëjnë një fushatë të ndershme dhe do të fitojnë ndershmërisht, madje pa pasur edhe mbështetjen e ish-aleatëve, që kishin në zgjedhjet e kaluara.

POR PYETJA LIND SE SI DO MUNDEN?

Si duket kanë menduar më së miri për këtë pjesë e nëse, këtë herë nuk do përdorin shit-blerjen e votës, sikurse akuzohen se bënë në zgjedhjet e qershorit 2017, tashmë do ta bëjnë me ligje.

E themi këtë sepse referuar një projektligji botuar në faqen "parlament.al", qeveria ka miratuar disa ndryshime në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.

Në projektligj thuhet se një familjar ka të drejtë të votojë për personat e tjerë të familjes së tij, të cilët mund edhe të mos jenë të pranishëm në qendrën e votimit.

Si rregull sipas projektligjit është vendosur që kryefamiljari ka të drejtë absolute të votojë për personat e tjerë të familjes së tij, që kanë të drejtë votimi, ndonëse nuk ndodhen në ambientet e qendrës.

Në fakt ky detaj nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga qytetarët.

Një qytetar për JOQ Albania ka shkruar:

Pershendetje. Desha te denoncoj nje shkelje te paster e qarte e qeverise me kto kerkese ndryshimesh qe kerkon te beje me mazhorancen e re. Shkelje flagrante ku kerkon te miratoje ne reformen zgjedhore te ku te votoj je person per te tjeret ose kryefamiljari per te gjith familjen. Kto shkelje jan qesharake."

Të presim dhe të shohim se si do të eci kjo strategji e qeverisë dhe nëse do t’i shmangen blerjes së votës, për të cilën shpesh janë vënë në qendër të vëmendjes së medieve vendase, por edhe të huaja.