JOQ Albania
Home

U ther me thikë nga 75-vjeçarja, 5 mijë shqiptarë shkojnë në homazhet e të miturit në Basel të Zvicrës
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 23/03/2019 18:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e dy ditëve më parë në lagjen Gotthelf, në Basel të Zvicrës.

Një djalë shqiptar nga Kosova u vra nga një 75-vjeçare.

Mërgim.L nga Lipjani, ishte vetëm duke ecur në rrugë, kur 75-vjeçarja zvicerane i ishte afruar, e theri në fyt dhe më pas ishte larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Ditën e sotme në Basel të Zvicrës janë zhvilluar homazhe në nder të vogëlushit dhe një pjesëmarrës në homazhe, ka shkruar për JOQ Albania se janë mbledhur plot 5 mijë shqiptarë për një ditë.

Risjellim në vëmendje se 7-vjeçarin e gjeti të gjakosur në rrugë mësuesja e tij, e cila ishte pak metra larg duke ecur me biçikletë.

Edhe pse vogëlushi u dërgua me urgjencë në spital, ai nuk mundi t’ia dilte për shkak të gjakderdhjes së madhe.

Autoritet zvicerane kanë bërë të ditur se autorja e ngjarjes, 75-vjeçarja vuante nga çrregullime mendore dhe kishte rreth 100 mijë franga borxh.

75-vjeçarja ishte në asistencë dhe kishte pasur një proces falimentimi.

Deri në qershor të vitit 2018, pensionistja jetonte në një banesë e cila është pak se një kilometër larg vendit të ngjarjes, por më pas nuk dihet se ku ka jetuar.