JOQ Albania
Home

Burrë e grua ndahen nga jeta në të njëjtën ditë, vajza: Nuk donin të jetonin pa njëri-tjetrin
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 23/03/2019 20:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një çift bashkëshortësh në Miçigan janë ndarë nga jeta në të njëjtën ditë, brenda disa orësh larg njeri-tjetrit.

Will dhe Judy Webb, të dy 77-vjeçarë, kishin 56 vite të martuar dhe, sipas vajzës së tyre, gjithmonë kanë qënë shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Të dy po luftonin me sëmundje të ndryshme dhe vajza e tyre tregoi se ndenjën për dy muaj në spitale të ndryshme, derisa ndërruan jetë më 6 mars.

Nisur nga historia e tyre prekëse, çifti tashmë po krahasohet me personazhet e filmit të vitit 2004, The Notebook.

Vajza e tyre tregoi për mediat:

Për babain tim ishte shumë e vështirë që ta shihte atë të sëmurë. Nga ajo ditë kur ajo u bë keq, çdo gjë që i ndodhte asaj i ndodhte dhe atij edhe pse ishin në vende të ndryshme. Asaj i ngrihej temperatura, e njëjta gjë ndodhte me babin, ajo pati ftohje, babai u sëmur me pneumoni, ajo pati reaksion nga një medikament, e njëjta gjë i ndodhi dhe atij..”