JOQ Albania
Home

Rosaku “simpatik” Mandarin bie nga “froni”, të gjithë vëmendjen e merr çafka ngjyrë blu
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 24/03/2019 0:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një çafkë me një ngjyrë të mahnitshme blu ka hedhur nga “froni” rosakun shumëngjyrësh Mandarin që mahniti rrjetin.

Shpendi ngjyrë blu është bërë kështu zogu i radhës që ndodhet në qendër të vëmendjes nga “banorët” e mirënjohur të botës së egër në Parkun Qendror.

Një fotografi e zogut madhështor, i cili ka një ngjyrë blu elektrike, u ndanë në Tëitter javën e kaluar nga fotografja Rosalie Quinto-Domingo.

Ajo zbuloi shpendin e madh tek "Pellgu", i cili është gjithashtu shtëpi e rosakut Mandarin.

Rosalie tha:

Sapo dola nga puna pasdite vonë dhe vendosa të rrija nga pellgu dhe pastaj aty ishte kjo çafkë e madhe duke qëndruar në këmbë në pemën e vdekur dhe direkt kapa aparatin tim për të shkrepur disa foto.”