JOQ Albania
Home

E tradhtoi me shoqen e ngushtë të motrës, Khloe Kardashian e gatshme të falë Tristan-in
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 24/03/2019 0:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ka kaluar vetëm një muaj qëkur u zbulua se Tristan Thompson kishte shkëmbyer puthje me Jordyn Woods dhe Khloe Karadashian është gati ta falë partnerin e saj.

Skandali u bë publik në mediat rozë, ndërsa Woods, që ishte dhe shoqja e ngushtë e Kylie, u “mohua” një herë e mirë nga “klani” Kardashian-Jenner.

Sipas mediave të huaja, Khloe është e gatshme ta falë sërish basketbollistin Tristan Thompson, ndonëse është e dërrmuar nga gjithçka ka ndodhur.

Arsyeja se përse ylli televiziv po mendon që ta falë edhe këtë herë thuhet të jetë vajza e saj e vogël True, e cila ka nevojë për praninë e të dy prindërve.