JOQ Albania
Home

Kaos te kombëtarja polake, 8 lojtarë i kap gripi i çuditshëm
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 24/03/2019 11:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kombëtarja e Polonisë është në panik, pasi thuajse gjysma e lojtarëve janë prekur nga një grip ‘misterioz’.

Lajmin e konfirmon trajneri, Jerzy Brzeczek, i cili ka treguar se para ndeshjes me Austrinë kanë filluar problemet në kampin e skuadrës.

Ai tregon:

Skuadrën e ka kapluar një epidemi, dhe i pari që ishte prekur nga kjo ishte Arkadiusz Milik. Ndoshta kishte diçka që nuk shkonte me kondicionerin në Vjenë, sepse shumë lojtarë kishin simptomat e njëjta.
Stafi jonë mjekësor po bën të gjithçka që ky virus të mos shpërndahet tek pjesa tjetër e grupit. Virusi ka prekur tetë lojtarë, përfshirë edhe Krzysztof Piatek."

Shqetësimet në kampion polak janë se mos lojtarët i ka prekur gripi i derrit, por deri tani nuk ka asnjë konfirmim.