JOQ Albania
Home

Nëse do të kapeshin nga syri ynë, kështu do të dukeshin trajektoret e avionëve në qiellin e natës
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 25/03/2019 0:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Që kur ishte në shkollë të mesme, Pete Mauney ishte i magjepsur nga rruga që avionët përshkonin në qiell.

Kështu nisi dhe dëshira e tij për të fotografuar dritën e tyre në errësirë për të treguar shtigjet që ata përshkonin.

Vite më vonë, fotografi punoi natën për disa vjet, dhe pikërisht duke parë dritat e natës iu kujtua pasioni i tij i dikurshëm për aeroplanët.

Pete filloi të fotografonte vazhdimisht linjën e fluturimit që avionët ndiqnin gjatë natës. Në fokus të aparatit të tij ishte drita e avionit në fluturim.

Kështu, ai arriti të krijojë disa imazhe fantastike të cilat i ka postuar edhe në rrjetet e tij sociale. Rezultati është i mahnitshëm.