JOQ Albania
Home

Sot luan kombëtarja, ja si ndryshon formacioni me largimin e Panuçit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 25/03/2019 12:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Duke u përpjekur të hedhë sa më shpejt pas krahëve humbjen me Turqinë, kombëtarja shqiptare rikthehet sot në fushë përballë Andorrës në transfertë.

Me largimin e Panuçit, ekipin sot do e drejtojë ndihmësi i tij, Ervin Bulku.

Ky i fundit në intervistën para ndeshjespreferoi të mos zbulonte formacionin.

Megjithatë, në krahasim me ndeshjen ndaj Turqisë, priten disa ndryshime.

Berisha e ka vendin e sigurt në portë, ndërsa Naser Aliji do të zërë një vend në krahun e majtë të mbrojtjes, me Hysajn nga e djathta.

Në qendër, me shumë mundësi do t’i besohet dyshes Ismajli-Ajeti, duke sakrifikuar kështu Gjimshitin, që luajti si titullar ndaj Turqisë.

Në mesfushë do të luajnë Xhaka, Kaçe dhe Basha, ndërsa nga krahët e sulmit Uzuni e Grezda.

Në sulm, nga minuta e parë pritet ta nisë Armando Sadiku.

Ja formacioni: Berisha, Hysaj, Ajeti-Ismajli, Hysaj, Kaçe, Xhaka, Basha, Uzuni, Grezda, Sadiku.