JOQ Albania
Home

Ekskluzive/ Si shpëtohet 15-vjeçarja nga pallati që po merrte flakë në Kinostudio
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 25/03/2019 16:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një pallat pranë komisariatit Nr.4 në zonën e Kinostudios në Tiranë është përfshirë nga flakët pak momente më parë.

Zjarri ka rënë në një apartament në katin e katërt.

Në momentin e rënies së zjarrit në banesë ndodheshin dy fëmijë.

Ata u shpëtuan nga zjarrëfikësit, të cilët shkuan me urgjencë në vendngjarje.

Një 15-vjeçare si pasojë e asfiksisë është dërguar në spital.

Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e pakujdesisë.

Pamjet e operacionit të shpëtimit, janë dërguar në redaksinë e JOQ Albania.

Nga pamjet shihet sesi 15-vjeçarja e lidhur me litar, zbritet dy kate më poshtë, ku dritarja ishte e hapur.