JOQ Albania
Home

Pilotët lënë motorët dhe përleshen me grushte gjatë garës
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 25/03/2019 16:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje totalisht e pazakontë ndodhi në garën e motorave të zhvilluar në Alajuela të Costa Ricës.

Dy pilotët, Marion Calvo dhe Jorge Martinez patën një përleshje fizike mes tyre gjatë garës.

Teksa pilotët e tjerë garojnë ende ata të dy shkëmbejnë grushte me njëri-tjetrin.

Shkak u bë manovra e njërit prej tyre i cili i preu rrugën kundërshtarit.

Në fund gara u ndërpre dhe për të dy pilotët u dha masa dy vite përjashtim nga garat me motorë.