JOQ Albania
Home

Refuzon t’i paguajë Nantes paratë për Sala, Cardiff paraqet dy arsye të forta
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 25/03/2019 17:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Cardiff City refuzon t’i paguajë Nantes shumën e 15 milion eurove për transferimin e Emiliano Sala.

Nantes ka bërë ankesën në FIFA dhe pret një përgjigje nga ana e Cardiff, i cili ka afat deri më 3 prill.

Sipas mediave britanike, Cardiff ka ngritur dy pretendime.

Për klubin nga Uellsi kontrata nuk është e vlefshme, për shkak se lojtari nuk vendosi firmën.

Argumenti i dytë ka të bëjë me faktin se argjentinasi, për shkak të vdekjes, nuk përmbushi klauzolat e mëtejshme të kontratës.

Megjithatë Nantes nuk heq dorë nga pretendimet e saj, duke thënë se transferimi është i ligjshëm dhe FIFA ka regjistruar Certifikatën e Transferimit Ndërkombëtar më 21 janar 2019 ora 17:30.

Zyrtarë të Cardiff nuk kanë dhënë shpjegime të mëtejshme dhe janë shprehur vetëm se po punojnë për t’i dhënë një përgjigje FIFA-s.