JOQ Albania
Home

Cilësohet si Messi i ri, Real Madridi gati akordin me 13-vjeçarin shqiptar
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 25/03/2019 17:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një djalosh shqiptar, i quajtur Olghe Balliu mund të jetë ylli ardhshëm i futbollist botëror.

Të paktën deri tani, nga karakteristikat që zotëron, 13-vjeçari cilësohet si Lionel Messi i ri.

Orët e fundit në internet ka filluar të qarkullojë e të bëjë xhiron e botës një video e vogëlushit shqiptar teksa bën 198 xhonglime me top.

Aktualisht ai është pjesë Cittadellas në kampionatin italian, por shumë shpejt mund të vijë hapi gjigant.

Mbi të i ka hedhur sytë pikërisht Reali i Madridit që po e vëzhgon me vëmendje.

Djaloshi u përzgjodh nga Reali i Madridit për ta pasur në akademinë e tij, gjatë zhvillimit të një turneu në Itali.

Nëna e tij, Mimoza tregohet e kujdesshme teksa deklaron  se ka shumë entuziazëm për provën te Real Madridi por shton se duhet parë nëse ka të ardhme apo jo.