JOQ Albania
Home

Kombëtarja në kërkim të trajnerit të ri, në skenë rikthehet një emër i madh i futbollit italian
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 25/03/2019 18:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Federata Shqiptare e Futbollit është në kërkim të një trajneri të ri për Kombëtaren pas shkarkimit të Panuccit.

Fillimisht u përfol për tre kandidatura, atë të Edy Reja, Luigi De Canio dhe shqiptari Besnik Hasi.

Këtyre kandidaturave iu është shtuar sëfundmi edhe një emër i madh i futbollit italian, Walter Zenga.

Agjenti shqiptar i Zengës, Mario Cenolli, ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku shkruan:

Jemi gati mister

Kujtojmë këtu se Zenga ishte kandidat për stolin kuq e zi pas largimi të de Biasit, por tratativa dështoi për shkak se ish-portieri i Interit kërkoi një pagë prej 800 mijë eurosh në sezon.

Zenga nuk ka një CV të pasur si trajner, pasi ka drejtuar pak muaj Wolves, Crotonen, ndërsa sëfundmi është shkarkuar edhe nga drejtuesit e Venezias.

Ndërkohë pas humbjes me Turqinë, Kombëtarja do të përballet me Andorën mbrëmjen e sotme.

Në stolin e kuq e zinjve do të ulet Ervin Bulku, i cili do të drejtojë përkohësisht Kombëtaren deri në gjetjen e pasuesit të Panuccit.