JOQ Albania
Home

Shqipëria përballet me Andorrën, dalin formacionet zyrtare
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 25/03/2019 20:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kombëtara Shqiptare e Futbollit do të zhvillojë mbrëmjen e sotme ndeshjen e dytë në kuadër të kualifikueseve të Euro 2020.

Kuq e zinjtë do të përballen me Andorrën, një kundërshtar i lehtë në letër.

Në stolin e Shqipërisë do të ulet trajneri i përkohshëm, Ervin Bulku.

Ky i fundit, ka bërë disa ndryshime në formacion në krahasim me përballjen e parë.

Kuadrati midis dy shtyllave do t’i besohet sërish Etrit Berishës. Në mbrojtje Bulku do t’i besojë Hysajt, Gjimshitit, Ismajlit dhe Alijit.

Në mesfushë kemi rikthimin e Kaçes dhe Bashës, ndërsa reparti do të plotësohet nga Xhaka dhe Grezda.

Reparti ofensiv do të përbëhet nga Uzuni dhe Sadiku. Ndërkohë Bulku ka vendosur të lërë në stol Veselin, Balliun, Memushajn, Balajn dhe Abrashin.

ANDORRË-SHQIPËRI ORA 20:45

FORMACIONET ZYRTARE:

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Aliji, Xhaka, Kaçe, Basha, Uzuni, Grezda, Sadiku. Trajner: Ervin Bulku

Andorra: Gomes, Rubio, Lovera, Lima, San Nikolas, Rodrigez, Rebes, Vales, Klemente, Martinez, Vieira. Trajner: Koldo Alvarez.