JOQ Albania
Home

Largimi i Panuçit rikthen buzëqeshjen, Shqipëria mposht me spektakël Andorrën
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 25/03/2019 22:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Duket se paska qenë pikërisht Krisitan Panuçi e keqja e kombëtares shqiptare.

Pas largimit të tij, kuqezinjtë e drejtuar sot nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema kanë trimfuar në transfertë përballë Andorrës me rezultatin 0-3.

Armando Sadiku në pjesën e parë, Bekim Balaj dhe Abrashi në pjesën e dytë ishin autorët e këtij triumfi.

Këto ishin 3 pikët e para për Shqipërinë në grup dhe që i japën qetësi.

Natyrisht, ardhja e trajnerit të ri që do zyrtarizohet së shpejti, pritet ta rikthejë skuadrën kuqezi në nivelet që presin të gjithë tifozët.