JOQ Albania
Home

Tronditet Juventusi, Ronaldo dëmtohet me Portugalinë dhe braktis ndeshjen
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 25/03/2019 23:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sulmuesi i Juventusit, Kristiano Ronaldo luajti titullar ndeshjen e sotme me Portugalinë në shtëpi ndaj Serbisë.

Megjithatë, sfida nuk shkoi siç duhet, pasi portugezi detyrua të linte fushën e lojës në minutën e 30-të.

Shkak është bërë një tërheqje muskulare në kofshën e tij të majtë.

Ronaldo bëri menjëherë me shenjë për zëvendësim, duke mos rrezikuar.

Tashmë mbetet për t’u parë shkalla e dëmtimit, por e sigurt është se te Juventusi janë tronditur nga ky lajm.