JOQ Albania
Home

Dubai thyen rekordin “Guiness” për parfumin më të shtrenjtë në botë
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 26/03/2019 7:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Parfumi më i shtrenjtë në botë është Shumukh i krijuar së fundmi në Dubai.
Shumukh – “që meriton më të lartën, më madhështoren” përkthyer nga gjuha arabe dhe kushton 1,295,000 dollarë ose afërsisht 1 miliard e 400 milionë lekë. Shumukh është pjesë e linjës së parfumeve “The Spirit of Dubai” nga marka luksoze Nabeel.

Parfumi gjigant peshon 3 litra dhe është produkt i tre viteve studime dhe 494 provave. Ai vjen në një shishe kristali, i stolisur me skifter ari, kuaj arabë, trëndafila dhe një glob me 3,571 diamante – 38,55 karat në total. Gjithashtu nuk mungojnë perlat, dy kilogramë ari 18 karatësh dhe pesë kilogramë argjend i pastër.

Parfumi përmban aromën e drurit të sandalit, myshkut, trëndafilit dhe patchouli-t (bimë aromatike e ngjashme me menten) dhe mund të përdoret edhe nga burrat edhe nga gratë. Emiratet e Bashkuara Arabe kanë thyer dy rekorde Guinness, për shishen më të madhe dhe për parfumin më të shtrenjtë në botë.