JOQ Albania
Home

“Bum bebesh”, 9 infermiere në njësinë e lindjeve pritet t’i sjellin fëmijët në jetë njëra pas tjetrës
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 26/03/2019 11:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nëntë infermiere, të cilat punojnë në njësinë e lindjeve në spitalin më të madh në Maine, kanë mbetur shtatzëna pothuajse njëra pas tjetrës.

Maine Medical Center njoftoi për shtatzënitë në “masë” me anë të një postimi në Facebook ku kishin postuar edhe foton e 8 nga 9 infermiereve që janë aktualisht në pritje të ëmbël.

“Ushtria” e foshnjave pritet që të vijnë në jetë gjatë prillit dhe korrikut.

Spitali në Portland tregoi foton e infermiereve të cilat mbanin në duar karta me ngjyra, me anë të të cilave tregonin datat e lindjeve.

Infermieret janë shprehur se do të ndihmojnë njëra-tjetrën gjatë shtatzënisë dhe gjatë lindjeve. JOQ Albania