JOQ Albania
Home

Futbolli shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta legjenda e Tiranës dhe Kombëtares
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 26/03/2019 16:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një lajm i hidhur është mësuar pasditen e sotme që ka tronditur futbollin shqiptar.

Është ndarë nga jeta, në moshën 76-vjeçare, një nga legjendat e Tiranës dhe kombëtares shqiptare, Ali Mema.

Ali Mema mbahet mend nga tifozët shqiptarë si një nga mesfushorët më të dalluar në vitet ’60-70.

Një lojtar i rrallë, që pasi u shkëput nga futbolli i luajtur, vazhdoi punën si trajner.

Është një nga pjesëtarët më të shquar të dinastisë Mema, babai i trajnerit aktual të Tiranës, Ardian Memës.

Homazhet në nderim të Ali Memës, ish-futbollisti dhe ish-trajnerit të madh të Tiranës, do të bëhen nesër, nga ora 10:00, në ambientet e stadiumit “Selman Stërmasi”.