JOQ Albania
Home

Po mburrej me Lambon e re/ Shoferit i del situata nga duart, përplas 290 mijë euro makinë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 26/03/2019 22:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një shofer që po i mburrej turmës me makinën e tij 290 mijë euroreshe e ka pësuar keq.

Ai po jepte “performancë” përpara disa njerëzve në momentin që humbi kontrollin dhe përplasi super-makinën e tij të re fringo.

Thuhet se shoferi doli i pa lënduar nga incidenti, por nuk mund të themi të njëjtën gjë për ndjenjat e tij.

Super makina e tij u përplas fillimisht me një pemë dhe më pas pas një muri me shpejtësi të lartë.

Njerëzit e pranishëm vrapuan që t’i jepnin ndihmën e parë shoferit, por nuk lanë mënjanë celularët e tyre me të cilët po filmonin.