JOQ Albania
Home

Të dobët në maksimum dhe me lëkurën copa-copa, si po vuajnë kafshët në Durrës brenda kafazeve
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 26/03/2019 22:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Keqtrajtimi i kafshëve është një nga problemet e shumta që ka Shqipëria.

Kjo shihet më së shumti tek qentë, të cilët lihen në rrugë dhe në rastet më ekstreme vriten apo helmohen.

Ky problem nuk ndodh vetëm me kafshët e rrugës, por edhe me ato që ndodhen brenda kafazeve.

Në redaksinë e JOQ Albania ka ardhur një denoncim për keqtrajtimin e kafshëve në Durrës.

Bëhet fjalë për lokal, i cili ndodhet pas Pallatit të Kulturës.

Sipas denoncuesit, në këtë lokal mbahen të mbyllur në kafaz tre majmuna, lepuj, tre drerë dhe një drenueshe.

Ai ka vërejtur se kafshët janë të sëmura dhe të keqtrajtuara, për shkak se lëkura e tyre është copa copa dhe janë shumë të dobët.

Mesazhi i dërguar në redaksinë e JOQ Albania

Pamje skandaloze lekura e tyre eshte cope plus kocke e lekure
Tek lokal Gashtekendeshi ne Durres mbrapa pallatit t kultures mbajn n kafaz 3 majmuna, lepuj dhe 3 drer nj drenushe.. Kshu besoj se jan. Kta jan pak t semur duken. Mendon q i keqtrajtojne ku mundet te shkoj te denoncoj??

Kujtojmë këtu se ish-kryeministri Sali Berisha pak kohë më parë publikoi një denoncim në lidhje me lokalin në fjalë, duke thënë se e kanë marrë Avdylajt me ndihmën e kryebashkiakut Vangjush Dako.