JOQ Albania
Home

Nuk gjeti dot një të “dashur” që të çiftohej, elefanti i revoltuar shkatërron një qytet të tërë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 27/03/2019 9:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një elefant i egër doli nga pylli dhe iu drejtua një qyteti aty pranë duke shkaktuar kaos pasi nuk mundi të gjente një femër për t’u çiftuar.

Elefanti aziatik u pikas ndërsa ecte nëpër rrugët e qytetit Meng në Kinën juglindore ndërkohë që nuk ngurroi të shkatërronte çdo gjë që i dilte përpara.

Sipas mediave vendase, kafsha gjigante shkatërroi 9 automjete dhe dëmtoi disa shtëpi gjatë trazirave që shkaktoi.

Autoritetet e pyjeve u thanë gazetarëve se elefanti mashkull u nda nga tufa pasi nuk mundi të gjente një femër për t’u çiftuar. Kjo bëri që ai të kishte një sjellje agresive.

Pas 30-minutash kaos, ai u përcoll për në pyll. JOQ Albania