JOQ Albania
Home

Ngriti vajzën 5-vjeçare nga tualeti, nënës për pak i pushon zemra nga ajo që sheh
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 27/03/2019 11:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një nënë në Afrikën Jugore ka mbetur e tmerruar kur zbuloi se çfarë kishte në tualetin ku ishte ulur vajza e saj e vogël.

Brenda tualetit, ku vajza ishte ulur pa e kuptuar, ndodhej një kobra vdekjeprurëse.

Gjarpri helmues, i cili mund të rritet deri në 1.8 metra, ishte i mbështjellë rreth pjesës fundore të tualetit ndërsa e vogla nuk e kishte vënë re fare.

Për fat të mirë asaj nuk i ndodhi asgjë. Ai që u përball më pas me të ishte babai i vajzës.

Por, as babai Johan nuk mundi të bënte gjë për ta nxjerrë zvarranikun prej vendit ku ndodhej derisa gjarpri u largua vetë prej andej nga kishte ardhur fillimisht.