JOQ Albania
Home

I mbijetoi tragjedisë të Chapecoense, ndërron jetë duke luajtur futboll
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 27/03/2019 11:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Padyshim që të gjithë e kanë ende të freskët tragjedinë e ndodhur 3 vite më parë ku avioni me të cilin po udhëtonte ekipi brazilian i Chapecoenses u rrëzua gjatë fluturimit dhe mbetën të vdekur me dhjetëra futbollistë dhe anëtarë të stafit.

Pavarësisht aksidentit të tmerrshëm, në bord ka pasur edhe persona që i shpëtuan vdekjes duke arritur të mbijetojnë.

Mes të mbijetuarve ishte edhe Rafael Henzel, një gazetar që po udhëtonte me ekipin.

Pas luftës së gjatë për jetën, 45-vjeçari arriti të triumfonte dhe iu rikthye jetës së përditshme.

Megjithatë, një lajm i trishtë vjen nga Brazili.

Rafael ka ndërruar jetë 3 vite pas aksidentit ajror dhe për ironi të fatit, ka pësuar një atak kardiak teksa ishte duke luajtur një ndeshjeje futbolli me shokët e tij.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme. Ai menjëherë është shoqëruar në drejtim të spitalit por pa mundur që të fitojë edhe këtë betejë tjetër.