JOQ Albania
Home

Ideja e çmendur e merkatos, Inter dhe Napoli gati për shkëmbimin e madh
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 27/03/2019 16:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një shkëmbim i bujshëm po pregatitet në aksin Napoli-Milano. Prej më shumë se një muaj zërat për një largim të Lorenzo Insignes nga Napoli janë shtuar së tepërmi.

Nga ana tjetër, në Milano Icardi është thuajse i larguar nga skuadra.

Insigne nuk arriti kurrë të bëhej lider pas largimit të Hamsik, ndërsa nga ana tjetër Icardi ia doli, por zhvillimiet e fundit brenda ambientit zikaltër e kanë penalizuar shumë.

Fillimisht u mendua se Icardi do të kalonte tek Juventus, por kjo gjë nuk do të ndodhë.

Kjo për shkak se tifozët e Inter do të revoltoheshin me Marottën, i cili dikur ishte drejtor teknik i Juventus.

Kapiteni i Napolit aktualisht ka një pagë prej 4.6 milion eurosh në sezon, por rritja e saj nuk është problem për drejtuesit e Inter.

Kujtojmë se edhe verën e kaluar, presidenti i Napolit, De Laurentis, bëri gjithçka për t’i rrëmbyer Interit Icardin, por hasi në kundërshtimin e plotë të dirigjencës zikaltër. Tashmë mesa duket kushtet janë pjekur dhe shkëmbimi mund të ndodhë.