JOQ Albania
Home

Ka një vit që e kërkon, PSG i kthen përgjigje Realit për Mbappe
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 27/03/2019 16:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Real Madridi po kërkon me ngulm transferimin e Kylian Mbappes nga PSG-ja.

Sipas mediave spanjolle, klubi madrilen ka mbi një vit që po kërkon të bindë drejtuesit e PSG-së ta shesin francezin.

Madje ata i kanë ofruar edhe 280 milionë euro për shërbimet e sulmuesit, por tashmë skuadra franceze i ka kthyer përgjigje përfundimtare.

Presidenti i PSG-së, Naser Al-Khelaifi i ka thënë Real Madridit se Kylian Mbappe nuk do të lëvizë nga skuadra.

Ai u shpreh i prerë:

Jo 100%, por 2000%, Mbappe dhe Neymar do të qëndrojnë me ne".

Tashmë Reali duhet të hedhë grepat diku tjetër për të peshkuar ndonjë futbollist të madh pasi PSG i ka mbyllur përfundimisht dyert.